‘Shuhet’ veterani i UÇK-së, Naser Shala

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 15:49 | Kronikë

‘Shuhet’ veterani i UÇK-së, Naser Shala

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes po postimi në rrjetet sociale.

Haradinaj, i cili ka publikuar edhe një fotografi të Shalës, ka shkruar krah saj se Naseri ishte një luftëtar i orëve të para dhe i gatshëm gjithmonë për të sakrifikuar për atdheun.

Ai shton gjithashtu se masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës çlirimtare edhe më shumë vendosmëri, shkruan A2 CNN.

Duke ngushëlluar familjarët dhe bashkëluftëtarët për humbjen e tij, Haradinaj shton se shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.

Njoftimi i Haradinajt:

Na paska lënë veterani i UÇK-së Naser Shala. Naseri ishte luftëtar i orëve të para, gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Masakrimi i familjes së tij u bë motiv dhe frymëzim për shumë e shumë luftëtarë të kohës, duke i dhënë luftës sonë çlirimtare edhe më shumë vendosmëri. Shembulli i tij prej luftëtari dhe atdhetari do të jetojë ndër breza.

Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos