Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë. Ata akuzohen për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për Kosova Press nga ky institucion.
Radoiçiç, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë. Milan Radoiçiç tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai është i kërkuar edhe nga INTERPOL-i. Radoiçiç besohet se ndodhet i lirë në Serbi, ndërsa edhe atje është nisur një proces, por që konsiderohet farsë. (A2 Televizion)