Nezir Mehmetaj është liruar nga burgu në Serbi. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij. Ai ishte arrestuar më 3 janar të vitit 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Ndaj tij u ngrit akuzë për krime lufte kundër popullatës civile. Prokuroria serbe pretendonte se Mehmetaj me uniformën e UÇK-së kishte marr pjesë në vrasjen e disa serbëve në mesin e qershorit të vitit 1999 në fshatin Rudicë të Klinës e një muaj më vonë edhe në plaçkitjen dhe djegien e disa shtëpive po në këtë fshat, shkruan A2 CNN.
Përkundër mohimit të këtyre akuzave, Mehmetaj ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vite burgim. (A2 Televizion)