U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe një armë në banesë

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 15:31 | Kronikë

U dha informacione shërbimeve serbe, të akuzuarit i gjendet edhe

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale spiunazhi dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

I pandehuri akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më njëzetegjashtë qershor dymijenjëzetekatër, në cilësinë e agjentit rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës, si dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.

Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që t'i paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ia kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Po ashtu, të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit A.V. t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale./KosovaPress

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos