
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes së të hënës në Ferizaj të Kosovës.
Në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje, ku viktimë është një qytetar i moshës 40 vjeçare, teksa detajet janë ende të paqarta.
Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i dyshuari është arrestuar.
"Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit".KosovaPress.
(A2 Televizion)
