Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 11:15 | Kronikë

Zhduken dy gra në Fushë Kosovë

Raportohet të jenë zhdukur dy gra dy ditë më parë në komunën e Fushë Kosovës, raporton KosovaPress.

Sipas policisë, të dy rastet e ndara, sipas ankuesve, është raportuar se viktimat, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.

“Fushë Kosovë / 16.06.2025 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. Dhe rasti tjetër, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më", thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia tha se të dy rastet janë në procedurë hetimore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos