Ngërçi për Presidentin e ri, Kurti paralajmëron të tjera takime me LDK-në

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 14:26 | Kosova

Ngërçi për Presidentin e ri, Kurti paralajmëron të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi sot takime të reja me LDK-në sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Kurti u shpreh se marrëveshja për emrin e Bekim Sejdiut është ende e vlefshme, pavarësisht kundërshtive brenda grupit parlamentar të LDK-së. Kurti tha se takimet e reja me LDK-në do të zhvillohen për t’u gjetur zgjidhje.

Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës nuk e përjashtoi që sot të mbahet një tjetër takim me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos