Osmani takon Melonin: Italia, rol kyç në avancimin e rrugës drejt integrimit evropian

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 10:05 | Politikë

Osmani takon Melonin: Italia, rol kyç në avancimin e rrugës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel. Osmani ka thënë se në këtë takim ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.

“Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.

Për këtë takim ka njoftuar edhe kryeministria e Italisë, ku është bërë me dije se në takim është diskutuar për dialogun.

“Takimi ofroi mundësinë për të bërë një pasqyrë të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Italia, sipas njoftimit, ka kërkuar nga dy palët që të punojnë për deeskalim me synim të mundësimit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos