Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 16:13 | Politikë

Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu ka shpallur 7 qershorin si datën e zgjedhjeve.

“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu.

Vendimi i kryetares së Kuvendit vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas saj 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë në takim për të zgjedhur mes dy datave të mundshme, 31 majit dhe 7 qershorit. Edhe përfaqësuesit e disa prej partive më të mëdha thanë pas takimit se ishin pajtuar që zgjedhjet e reja të mbaheshin më 7 qershor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos