Deklarata e Trump, ish-koloneli: Aspiratat e Serbisë janë të kthehet në Kosovë

Nga Ideal Gola
26 Qershor 2025, 20:38 | Politikë

Në një deklaratë të bujshme pas Samitit të NATO-s, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se administrata e tij ka ndërhyrë për të ndaluar një përshkallëzim të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Ish-koloneli ushtarak Hysen Gecaj deklaroi se nuk është i habitur për shkak të synimeve të Serbisë në raport me Kosovën. 

“Deklarata nuk bie në kundërshtim me realitetin sepse po që se do të kishim një situatë më ndryshe ku nuk do të kishim KFOR prezent në Kosovë dhe ku institucionet e Kosovës nuk do të merreshin seriozisht me çështjet e sigurisë synim kuptohet i Serbisë është gjithmonë që të rikthehet edhe një herë në Kosovë” shprehet ish-ushtaraku Hysen Gecaj.

Institucioneve iu kërkohet që të mos bëjnë gabime, sidomos në raport me ndërkombëtarët,  pasi vatra të reja tensione po shfaqen nëpër botë.

“Duhet të kthehet ky besim tek këto institucione ndërkombëtare, duhet të kthehet besimi edhe te NATO, edhe të SHBA dhe të kuptohet që vetëm bashkërisht në këto sfida shumë të rënda botërore për arkitekturën e sigurisë të ecim bashkërisht dhe të sigurt”, thekson Gecaj.

Retorika e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se “po pret ndryshimet gjeopolitike për rikthim në Kosovë” janë në të njëjtën linjë pavarësisht se shumë prej tyre i ka edhe për konsum të brendshëm politik, sipas eksperteve.

“Ndryshimet gjeopolitike nënkuptojnë edhe dobësimin eventualisht tërheqjen e NATO-s prej Kosovës. Mirëpo këto ndryshime gjeopolitike nuk mund të ndodhin ashtu siç mendon z. Vuçiç. Ai e din fare mirë këtë punë mirëpo Vuçiç ka nevojë për deklarata të tilla për shkak të konsumit të brendshëm në Serbi”, vijon Gecaj.

Nëse jo, përmes ndonjë sulmi konvencional, Serbia sipas vlerësimit të ushtarakut do të sfidojë shtetin e Kosovës përmes incidenteve apo sulmeve duke dashur të paraqesë Kosovën si shtet jofunksional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos