Dëmi 400 mijë euro, Kurti: Riparuam shpejt dëmet nga sulmi terrorist në Ibër-Lepenc 

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 20:55 | Politikë

Albin Kurti falënderon institucionet për riparimin e shpejtë në Ibër-Lepenc, gjatë një vizitë që ka bërë në ndërmarrjen po me atë emër. Në fillim të takimit kryeministri ka falënderuar ndërmarrjen.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se “falë një angazhimi dhe reagimi të shpejtë është arritur që termocentralet të mos ndalen për asnjë minutë”. 

Rizvanolli shtoi se qëllimi i sulmit ishte për të shkaktuar një kaos energjitik për një humbje me vlerë 2.5 milion eruro. Por fatmirësisht dëmi ishte më i vogël. 

Kurse sa i përket ecurisë së punimeve për sanimin e plotë të kanalit Ibër-Lepencit, Mujka deklaroi se ato do të përfundojnë shumë shpejt.

Nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos