Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gazetarja: Gjykatësi e ka personale, që kur punonte për EULEX-in

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 20:42 | Politikë

Gazetarja Esmeralda Mulaj u shpreh se gjykatësi Charles Smith që dha dënimet për ish-krerët e UÇK-së duket se e ka personale, “që nga koha kur ka punuar në EULEX”.

“Po e lanë, po vazhdoi dhe po heshtën, jam e bindur që aty do shohim të tjerë ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse paska sfidë personale (gjykatësi) Charles Smith, që nga koha kur ka punuar në EULEX. Hashim Thaçi ka humbur babain, nuk e lanë që të shkojë ta shikonte në spital. Mezi i dhanë leje. Nuk e lanë t'i hidhte një grusht dhe ditën që u varros, i dhanë leje vetëm më pas. Çfarë lirish dhe të drejtash njeriu janë këto? Kadri Veseli humbi të dy prindërit, Jakup Krasniqi humbi vëllain, mbesën. U bë katër herë gjysh pa qenë pranë tyre, pa qenë pranë familjes së vet. Rexhep Selimi i ka lënë fëmijë djalin dhe vajzën e tij, tani ka adoleshentë edhe po i rriten”, tha Mulaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

“Kur je prind vetë, mendon edhe si një prind. Fëmijët e tyre prisnin të liroheshin. Pra, të gjitha këto janë shumë të rënda, duke parë se për çfarë luftuan dhe për çfarë po dënohen”, shtoi gazetarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos