"Akuzat për krime kundër njerëzimit ne mendojmë që kanë rënë, por e vërteta është që nuk kanë rënë".
Kështu u shpreh aktivisti Egon Loli në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Përpjekja e Serbisë për të ndryshuar opinionin publik botëror për ekzistencën e shtetit të Kosovës, është e rëndë. Për ta bërë edhe më dramatike situatën, po them që akuzat për krime kundër njerëzimit ne mendojmë që kanë rënë, por e vërteta është që nuk kanë rënë”, tha Loli.
“Prokuroria mund t'i apelojë. Njësoj siç katër komandantët do apelojnë vendimin e gjykatësve, edhe prokuroria mund të apelojë ato për të cilat nuk është e kënaqur nga vendimi i gjykatës, ku një ndër ato që mund të mos jetë e kënaqur, edhe në bazë të ligjit për Dhomat e Specializuara, është pikërisht rrëzimi i akuzës për krime kundër njerëzimit”, shtoi aktivisti. (A2 Televizion)