Gazetarja Esmeralda Mulaj, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “pjesa dërrmuese e dëshmitarëve në Hagë janë serbë”.
“Diskutimi atje është që UÇK-ja ishte një strukturë dhe ishte e organizuar mënyra se si vinin urdhrat nga UÇK-ja. Kjo po diskutohet në Hagë. Jo a u vranë, a s'u vranë, se edhe janë vrarë... Pjesa më dërmuese e dëshmitarëve janë serbë. Janë serbë dhe serbë të siguruar nga Ministria e Brendshme e Serbisë”, tha Mulaj.
Ndërsa gazetari Enver Robelli theksoi: “Desha të sqaroj vetëm dhe një çështje se në gjithë këtë proces natyrisht që njëra anë janë një pjesë e fakteve dhe në anën tjetër duket si operacion propagande. Unë mendoj që çështja e propagandës ka të bëjë me tregtinë me organe, për shkak se realisht nuk ka pasur dëshmi, dhe e quaj si skandaloze që jo vetëm që e ka përmendur Dick Marty në raportin e tij, por që kjo është transferuar pastaj si rrëfim edhe në raportin Ëilliamsonit po duke thënë “jo s'kemi dëshmi, por diçka mund të ketë”, duke krijuar insinuata për të ndërtuar një rrëfim horrori. Natyrisht, kur dëgjon bashkësia ndërkombëtare rrëfime të tilla natyrisht që shqetësimi është i madh, tronditja është e madhe dhe mobilizimi është i madh për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje dhe pastaj kur është themeluar Gjykata Speciale në vitin 2015 është pritur pesë vite derisa prokuroria ka arritur të formulojë një akuzë domethënë, edhe këtu shihet që ka probleme serioze në sigurimin e dëshmive”.
“Mund të jetë distanca e gjatë kohore edhe mund të jetë që baza e akuzave që është bërë është më shumë bosh dhe jorelevante për gjykatën sesa që ka fakte të sakta të cilat mund të provohen në gjykatë. Sepse mos harrojmë që edhe nëse mund të ketë ndonjë aktgjykim që i dënon këta njerëz, ekziston shkalla e dytë ku ata kanë të drejtë të ankohen. Ndonëse, unë shpresoj që nga rezoni shtetëror do të ishte jashtëzakonisht mirë edhe për fatin e tyre personal që ata të shpalleshin të pafajshëm dhe do të ishte natyrisht edhe një plus tjetër në historinë e re të Kosovës. Sa i përket akuzave janë apo s'janë terroristë, nuk besoj që duhet të humbim shumë kohë sepse aleanca më e fuqishme në botë NATO është bërë pjesë e kësaj lufte për dëbimin e regjimit të Millosheviçit nga Kosova dhe këta padyshim që i kanë meritat e tyre”, shtoi më tej Robelli.
(A2 Televizion)