Kuvendi ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 53. Një tjetër seancë u ftua për sonte në ora 22:00. Nga e diela hyn në fuqi masa e përkohshme e pezullimit të aktiviteteve të Kuvendit deri më datë 8 gusht.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari sërish ftoi partitë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe të propozojnë anëtarë për komisionin qe do të mbikëqyrte votimin e fshehtë. Të gjitha këto parti refuzuan dhe seanca u ndërpre.
Në fillim të seancës u mbajt një minutë heshtje për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës, ndërsa Lista Serbe nuk hyri në sallë deri në momentin kur përfundoi ky nderim. (A2 Televizion)