Kosova vijojnë të jetë e mbërthyer nga kriza politike. Për të 31-ën herë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit nuk kanë mundur të krijojnë kuorumin e nevojshëm për të konstituuar Kuvendin, shkruan A2 CNN. Sikur edhe në seancat e kaluara, e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht të premten dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.
Dështimi ndodhi një ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shpalosi një agjendë prej 15-pikësh për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare ta formojnë atë si mënyrë për të dalë nga kriza politike. Në një reagim për mediat deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, kritikoi opozitën pas dështimit të radhës të seancës plenare, duke e quajtur këtë si vazhdim të bllokadës politike,
Nga ana e saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka cilësuar situatën përtej absurdes duke fajësuar LVV për ngërçin e krijuar. Ndërsa deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni tha se partia e tij është e vetmja që ka propozim për dalje nga kriza, duke përmendur planin prej 15 pikësh.
Seanca e radhës për konstituimin e kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 15 qershor në orën 11:00. (A2 Televizion)