Plan me 15 pika për qeverinë e unitetit, Abdixhiku: Ta pranojmë se jemi në krizë, asnjë nuk ka shumicën

Nga Rosalba Bejdo
12 Qershor 2025, 18:55 | Politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar planin 15-pikësh për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, që ka thënë se do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit në prill të viti 2026.

Sipas duhet të ketë një zgjidhje sa më shpejt, ndërsa shkuarjen në zgjedhje të parakohshme e cilësoi së papërgjegjësitë madhe. Agjenda e Abdixhikut përfshin reforma kushtetuese, rindërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, rritjen e pagave, si dhe zgjidhjen e krizës energjetike.

Urgjente sipas tij, është që të zgjidhen personat në vendet vakante të institucioneve kushtetuese dhe atyre me ushtrues detyre, e më pas riformatimi i gjitha bordeve të ndërmarrjeve publike, përgatitja e një platforme unike për dialogun me Serbinë.

Ai deklaroi se Lidhjes demokratike të Kosovës i duhet riformatim i thellë, meqë sipas tij, fakti që s’ka zgjidhje me 48deputetë është “shenjë që diçka nuk është rregull”.

Pas prezantimit të planit15-pikësh të Qeverisë së Unitetit, Abdixhiku tha se partia fituese në mëngjes akuzon për bashkëpunim me Listën Serbe, e në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos