Kosovë, dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 10:45 | Politikë

Kosovë, dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Sot ishte përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë sërish ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Të pranishëm në sallë ishin 118 deputetë, shkruan A2.

Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 48 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos