Çekia ndihmon në siguri, Sveçla: Serbia ka aspirata territoriale ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 20:08 | Politikë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, akuzon Serbinë se ka ende aspirata territoriale ndaj Kosovës. Për këtë bisedoi me një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga Tomas Çernin dhe Pavel Fischer.

“Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”, thuhet në një deklaratë të ministrit Sveçla.

Ndër të tjera, palët kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos