Macron telefonon Kurtin, diskutohet aplikimi në KiE dhe asociacioni

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 21:19 | Politikë

Macron telefonon Kurtin, diskutohet aplikimi në KiE dhe asociacioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuele Macron.

Dy liderët kanë diskutuar me njëri-tjetrin për zhvillimet e fundit në rajon, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe çështjen e asociacionit.

Sipas njoftimit të Presidencës franceze, Macron rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës, teksa kërkoi nga Kurti të përshpejtojë punën për çështjen e asociacionit.

Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe po ashtu shprehu keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos