Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Jim O'Brien ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi i zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pasi rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Kosovën, zyrtari i lartë amerikan i kërkoi sërish kreut të qeverisë që të ndërmarrë hapa konkrete për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, shkruan O’Brien në X. (A2 Televizion)