
Një gabim diplomatik e cilësoi deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, deklaratën e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, i cili tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”, duke iu referuar heqjes së tij nga Hoteli Grand në Prishtinë.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko. (A2 Televizion)