Haradinaj: Më ftoi Glauk Konjufca për takim, e refuzova!

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 19:09 | Politikë

Haradinaj: Më ftoi Glauk Konjufca për takim, e refuzova!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi pas mbledhjes se kryesisë së partisë që drejton se ka pranuar kërkesë për takim nga mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Glauk Konjufca por ka refuzuar të takohet.

Ai tha se ka konsideratë për figurën e Konjufcës, por kabineti i tij ngjan më shumë me një vazhdimësi të qeverisë Kurti 2, shkruan A2 CNN.

Haradinaj shtoi gjithashtu se nuk kanë pranuar propozim për koalicion, por kërkojnë vetëm votë. Ai tha po ashtu se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje.

Kujtojmë se prej disa muajsh në Kosovë ka një krizë institucionale, pasi nuk po arrihet ende dakordësia për formimin e qeverisë së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos