Hetuan zyrtarët e qeverisë Kurti, kreu i policisë mohon akuzat për lëvizje të policëve

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 20:15 | Politikë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raportoi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Ai u mbrojt ndaj akuzave se ka larguar apo transferuar efektivët që kanë hetuar zyrtarët e qeverisë Kurti.

"Në zbatim të strukturës së re organizative të Policisë së Kosovës me qëllimin e vetëm dhe legjitim për të arritur efikasitetin e punës në Policinë e Kosovës, në veqanti në fushën e hetimeve”, tha Gazmend Hoxha.

Kryetari i komisionit, Bekë Berisha AAK, këmbënguli në akuzat e tij ndaj partisë në pushtet, Vetëvendosjes, dhe vetë Hoxhës.

Kurse nënkryetari i Komisionit, Enver Dugolli nga Vetëvendosje ka replikuar ndaj kryetarit Berisha. 

Mes tjerash, kreu I policisë shprehu shqetësim lidhur me zbehjen e interesimit të vajzave dhe grave për t’iu bashkuar policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos