“Kosova ka shanse deri në minutën e fundit për t’u anëtarësuar në KiE, duhet guxim”. Ambasadori gjerman intervistë ekskluzive për A2 CNN

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 15:14 | Politikë

“Kosova ka shanse deri në minutën e fundit për t’u

"Agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshojhet edhe në minutën e fundit. Por sa më shpejt Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste do të jetë mundësia për të arritur shumicën e 2/3-ave për t’iu bashkuar Këshillit të Europës”.

Kjo është ftesa që ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, bën për qeverinë Kurti, në prag të votimit të 17 majit. Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, që do të keni mundësi ta ndiqni në “Ditari Kosova” në orën 20:00, Rohde lë të kuptohet se Kosova i ka ende mundësitë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Në javët e fundit Prishtinës i është bërë presion për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kjo kërkesë është quajtur absurde nga Albin Kurti.

Sonte, ora 20:00, intervista ekskluzive e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos