Kuvendi i Kosovës nuk po prodhon asgjë të re. Edhe përpjekja e 36 për konstituimin e parlamentit të ri ka përfunduar në dështim. Partitë politike kanë vazhduar me refrenin e zakonshëm të shkëmbimit të akuzave për pengim të jetës politike, ndërsa zotohen që të mos lëshojnë qëndrimet e tyre.
Vetëvendosje kërkon që në krye të kuvendit të zgjidhet deputetja Albulena Haxhiu, ndërsa për forcat e tjera, emri i saj është i papranueshëm.
Ata kërkojnë zëvendësimin e kandidates në mënyrë që ta mbështesin me votë. Kriza politike thellohet edhe më shumë, ndërsa palët presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse propozimi për mbajtjen e një votimit të fshehtë është i mundur.
Përballë kësaj situate, ka nga ata që propozojnë mbajtjen e debatit parlamentar në seancën konstituive. (A2 Televizion)