Deputetët në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sërish sot, për herën e 35-të me radhë, në përpjekje për ta konstituuar institucionin legjislativ.
Edhe pse deputetët e rinj janë betuar, Kuvendi ende nuk është konstituar për shkak të mungesës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.
Seancat tashmë janë kthyer në një çështje numrash dhe procedurash që po përsëriten çdo 48 orë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, ndërkohë që partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin atë.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që të propozojë një emër tjetër, ndërsa LDK ka bërë të ditur se nuk do të votojë asnjë kandidat. (A2 Televizion)