Këshilli i Sigurimit të OKB, Kosova përfaqësohet nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 11:21 | Politikë

Këshilli i Sigurimit të OKB, Kosova përfaqësohet nga

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos