Kurti kritikon Brukselin: Po përkrahni Serbinë, ai është agresor dhe provokon tensione

Nga Xhevahir Qardaku
7 Prill 2025, 20:06 | Politikë

Kurti kritikon Brukselin: Po përkrahni Serbinë, ai është

“Kosova nuk ka plan B, veç asaj të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian”. Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në Bruksel të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane.

“Ka ardhur koha që Kosova dhe BE të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të tejkaluar pengesat që e pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, tha Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm të luajnë një rol thelbësor brenda Unionit Europian. Kurti nuk la pa përmendur as influencën ruse në Ballkan dhe përpjekjet e saj destabilizuese për të penguar aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Përpjekjet tona për ta avancuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe vlerat fundamentale të BE-së pranoheshin me fjalë. Por shumë rrallë mbështeten në aksione. Në fjalë të tjera, politikat tona më shumë janë pëlqyer se mbështetur. Politikat e fqinjit tanë janë pëlqyer më pak, por janë përkrahur më shumë. Fqinji jonë verior që është agresor dhe që provokon tensione e synon destabilizim sot strehon e mbron terroristët, por është Kosova që mbetet nën masat restriktive të Bashkimit Evropian. Loja e Serbisë mes Moskës dhe Brukselit, nuk duhet të tolerohet. Mosbesimi i qytetarëve ndaj BE-së po rritet, veçanërisht tek të rinjtë. Procesi i anëtarësimit mund të zgjasë nga 8 deri në 14 vjet, siç ka ndodhur me shtetet e tjera, për shkak të kritereve strikte si stabiliteti demokratik, sundimi i ligjit dhe përshtatja e legjislacionit. Rruga e Kosovës pritet të jetë më e ndërlikuar, pasi është vendi i parë që aplikon për anëtarësim në BE pa u njohur nga të gjitha vendet anëtare. Aktualisht, Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos