Verdikti i zgjedhjeve 9shkurti ka krijuar një peizazh të komplikuar politik në vend, në kuptim të formimit të institucioneve të reja dhe Qeverisë. Duke mos arritur t’ marrë 500 mijë votat e kërkuara dhe për shkak të raporteve të këqija me partitë opozitare, nuk është e sigurt nëse partia fituese e Albin Kurtit, Vetëvendosje mund të krijojë qeverinë e re para konstituimit të seancës së Kuvendit.
Rrëzimi i opsionit për mundësinë e një koalicioni mes VV-së dhe partive të mëdha shqiptare, e ka komplikuar dhe më shumë situatën brenda kampit fitues, por edhe nëse topi kalonte patit opozitare, për ta bërë qeverinë e re, nuk do të ketë negocim të lehtë, vlerësojnë analistet.
“Partia e parë në bazë të veprimeve që ka bërë gjerë tani, VV-ja ka një qëllim po kërkon destabilizim institucional”, tha Albinot Maloku për A2 CNN.
Kurse sa i përket bisedimve që ka pasur Fatmir Limaj me Albin Kurti, duke parë si mundësi që të bëhet pjesë e qeverise “Kurti 3”, analistja Magbule Shkodra thotë: “Roli i Presidentes Osmani në rrethanat, juridike, ligjore dhe politike ka një rëndësi të veçantë, kur vjen puna tek caktimi i mandatarit të parë për kryeministër, dhe pastaj të dytit nëse ka nevojë”.
Analistët thonë se nuk duhet humbur kohë, dhe se zhvillimet e hovshme globale kërkojnë veprim urgjent për të pasur institucione të konsoliduara dhe një qeveri të qëndrueshme. (A2 Televizion)