Kosova në NATO, Vjosa Osmani dhe kryeministri Rama bashkojnë forcat në SHBA

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 20:19 | Politikë

Kosova në NATO, Vjosa Osmani dhe kryeministri Rama bashkojnë forcat

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat gjatë samitit të NATO-s në Uashington. Kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani janë takuar në kryeqendrën politike të Shteteve të Bashkuara për të avancuar Kosovën drejt pranimit në aleancë.

“U takuam për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thekson presidentja Osmani në një postim në rrjetin social X.

Në Uashington është takuar edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

“Jemi mirënjohës që mund të llogarisim në mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për rrugën tonë Euroatlantike”, njofton Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos