
Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është ndërprerë në mungesë të kuorumit.
Të pranishëm ishin vetëm 66 deputetët e mazhorancës, shkruan A2.
“S’ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë iu bëra thirrje deputetëve që mungojnë që të jenë të pranishëm. Megjithatë, situata është që ata nuk janë të pranishëm, rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, tha Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit. (A2 Televizion)