KQZ nis shpërndarjen e fletëvotimeve në Kosovë, gati 3.6 milionë

Nga Ideal Gola
11 Tetor 2025, 09:20 | Politikë

KQZ nis shpërndarjen e fletëvotimeve në Kosovë, gati 3.6

Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shpërndan materialet zgjedhore, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit, më 12 tetor.

Këto materiale zgjedhore  vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit, shkruan A2 CNN.

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos