Kurti në Kuvend: Asnjë parti nuk ka pranuar të hyjë në koalicion, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 11:30 | Politikë

Kurti në Kuvend: Asnjë parti nuk ka pranuar të hyjë në

Në fjalën e tij para Kuvendit, Albin Kurti tha se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjëra parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës. Nëse do pranohej oferta jonë, do të kishim votat për Qeverinë dhe për sfidën e Presidentit pas 4 muajve.

Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa buxhet të miratuar dhe pa shumë institucione funksionale. Një vend pa buxhet nuk mund të ecë përpara.

Janë 33 agjenci dhe institucione që kanë mbetur pa mbikëqyrje institucionale. Ftoj secilin deputet që kur qeveria të hidhet në votim të votojë për interes publik e shtetëror dhe jo për interes partiak”, u shpreh Kurti, përcjell A2 CNN.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re të Kosovës nisi me një orë e 15 minuta vonesë.

Lëvizjes Vetëvendosje, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 votash për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos