Nga nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në Kuvend për të vazhduar seanca konstituive.
Ligjvënësit do të mblidhen të premten në ora 10:00 në përpjekje për të konstituuar këtë institucion.
Pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Vazhdimi i seancës konstituive vjen vetëm një ditë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për këtë proces. (A2 Televizion)