Mbyllja e qeverisë amerikane po mban vonon gjyqin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga vetë ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, që njofton se ka hequr dorë nga thirrja e 3 dëshmitarëve të tjerë në çështjen për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale.
Luka Mishetiç, avokat i ish presidentit të Kosovës, thekson se miratimi i autorizimit për dëshmitarin është vonuar me arsyetimin e mbylljes së përkohshme të Qeverisë amerikane. Ai sqaron se do të jetë i fundit që do të thirret nga mbrojtja për të dëshmuar në mbështetje të pafajësisë së Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator të këtij viti. Deri më tani kanë dëshmuar në mbrojtje të luftës dhe misionit të ish krerëve të UÇK-së, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan, si dhe James Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë. (A2 Televizion)