“Përparimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian varet drejtpërdrejt nga normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve”.
Është ky mesazhi që kujdeset të përsërisë këtë fundvit përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Sipas tij, procesi do të vazhdojë vetëm nëse tensionet zbuten dhe palët mbajnë përgjegjësi për ngjarjet e vitit 2023.
“Në dialog, edhe pse përparimi ka qenë më i ngadalshëm sesa kam shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash për përfitimin e qytetarëve në të dyja vendet. Megjithatë, jam inkurajuar nga hapat e fundit të vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Pikërisht para festave, unë organizova takimin tim të 31-të kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq. Bisedimet u zhvilluan në një javë të ngjeshur për Ballkanin Perëndimor, ku u dërgua mesazhi i qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve. Një plan i detajuar pune pritet vitin që vjen, i miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ata përshkruajnë pritshmëritë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 2023”, thekson Lajçak, që përmend si prioritete zbutjen e tensioneve, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, ribashkim i serbëve të Kosovës, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumentave e simboleve të Kosovës. (A2 Televizion)