“Mezi pres të punojmë së bashku për paqe”, Kurti uron presidentin e SHBA-së

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 11:52 | Politikë

“Mezi pres të punojmë së bashku për paqe”, Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për fitoren. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë së Kosovës, e cilëson SHBA-në një aleat, mik dhe partner kyç dhe mezi pret të punojmë së bashku për përparim dhe paqe.

“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkruan Kurti.

Urimi i Kurtit erdhi pas publikimit të rezultateve ku Donald Trump siguroi mbi 270 vota të kolegjit Zgjedhor, duke i mundësuar edhe fitoren e bindshme, kundrejt rivales Kamala Harris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos