“Në fillim rezultatet”, Kurti: Qeveria e re do të drejtohet nga unë

Nga Erjon Dervishi
10 Mars 2025, 15:35 | Politikë

Albin Kurti është i bindur se do të jetë ai që do të formojë qeverinë dhe do të drejtojë vendin për një mandate të tretë. Në një reagim të shkurtër për mediat pas një aktiviteti të tij, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, shkruan A2 CNN.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurtimisht për gazetarët. Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se me cilat parti opozitare partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, është më e përafërt.

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 vende. Kjo nënkupton se kjo parti nuk mund ta formojë e vetme ekzekutivin e ri, për të cilin duhen 61 deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos