“Oferta për qeveri tranzitore mbetet”, Abdixhiku: Kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 15:04 | Politikë

“Oferta për qeveri tranzitore mbetet”, Abdixhiku: Kemi nisur

Kosova nuk po gjen dot një rrugëdalje nga kriza politike që ka bllokuar vendin. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në vjeshtë.

“Zgjidhje dhamë dhe ajo mbetet atyre kurdo që të jenë të gatshëm të tjerët”, shkroi Abdixhiku në rrjetin social Facebook. Por ai theksoi se deri në arritjen e një zgjidhje, LDK do të merret me proceset e veta përpara, ndër të cilat Zgjedhjet Lokale.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzicioni deri në zgjedhjen e presidentit të ri në fillim të vitit të ardhshëm. Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur të gatshme të bisedojnë për propozimin e LDK-së për, por Lëvizja Vetëvendosje e cila i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit,  e ka cilësuar atë si të papranueshëm. Paraprakisht,  partia e Abdixhikut e ka hedhur poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos