Mblidhet PDK-ja, diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzitore

Nga Tomorr Avdia
7 Maj 2025, 17:21 | Politikë

Mblidhet PDK-ja, diskutohet propozimi i LDK-së për qeveri tranzitore

Mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës, e paralajmëruar sot edhe nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka nisur tashmë.

Në këtë mbledhje, siç ka deklaruar vetë Krasniqi sot pas dështimit të 12 të seancës konstituive të Kuvendit, do të diskutohet edhe propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie nacionale tranzitore, shkruan A2 CNN.

“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”,  ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos