Osmani kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 21:20 | Politikë

Osmani kërkon mbështetjen e SHBA-së për

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes David A. Baker ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën-Veriatlantike.

Osmani ka thënë se kur SHBA qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar, raporton KosovaPress.

“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-së në këtë proces është jetike”, tha Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos