Gjermania po ndjek nga afër situatën në Serbi dhe Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shtetit të Gjermanisë, Gunther Krichbaum pas takimit që ai zhvilloi me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas një deklaratë të publikuar nga Zyra Federale e Jashtme, Krichbaum ka takuar Sorensenin ku ka ritheksuar mbështetjen e qeverisë së tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe përpjekjet e Sorensen në këtë drejtim.
Po ashtu, theksohet se Gjermania është e gatshme të mbështesë të dy vendet në avancimin e një procesi të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe paqësor të normalizimit, shkruan A2 CNN.
Krahas kësaj, theksohet se Gjermania është duke monitoruar nga afër arrestimin e ish-policit të Kosovës Arbnor Spahiu nga Beogradi zyrtar dhe arrestimin e Igor Popoviç të së ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, nga Prishtina zyrtare. (A2 Televizion)