Kosova heq tarifat doganore për produktet amerikane

Nga Ideal Gola
1 Gusht 2025, 11:55 | Politikë

Qeveria e Kosovës mori vendim për largimin e tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në Kosovë.

“Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve.

Ky është një hap i radhës që dëshmon marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht e tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeminsitri në detyrë Albin Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos