Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë lidhur më dështimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas homazheve në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani në ditën e dëshmorëve të Prishtinës Osmani u pyet lidhur me seancën, por tha se në ngjarje si këto nuk mund të flitet për çështje politike.
Ndërkohë më vonë, e para e shtetit dekoroi me medaljen “Nderi i Republikës” të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfie Krasniqi-Goodman, Shyh-rete Tahiri dhe Ramadan Nishori.
Osmani tha se sot e përgjithmonë këta tre emra do të mbeten të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit te Kosovës.
“Ju e dini që e kemi një praktikë, që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët, për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk i përziejmë temat politike me këtë nderim”, tha Osmani. (A2 Televizion)