Osmani thërriti në takim partitë, Abdixhiku: Vetëm për zgjedhjet lokale

Nga Tomorr Avdia
4 Qershor 2025, 14:10 | Politikë

Osmani thërriti në takim partitë, Abdixhiku: Vetëm për

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani do të jetë vetëm për zgjedhje lokale, shkruan A2 CNN.

“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kjo është tema e diskutimit. Vetëm për zgjedhje lokale do të jetë”, tha shkurt Abdixhiku derisa për gazetarët.

Deklarata e tij vjen pasi u përfol se në këtë takim me presidenten mund të flitet edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së sotme tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që të mbahen dy palë zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos