Pas dështimit të radhës, flet Albin Kurti: Janë arkaikë, refuzojnë gruan, refuzojnë më të votuarën

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 20:10 | Politikë

Kryeministri Albin Kurti e quajti mendësi arkaike atë që po bën opozita me bllokimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura. Lufta kundër kryetares së GVV-së nuk është vetëm përplasje politike apo partiake, por edhe përballje gjinore. Gruaja që është votuar më së shumti nga populli i Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend që ta respektojnë popullin, e sulmojnë Albulenën,” tha Kurti.

Nga ana tjetër, edhe kandidatja për kryetare – e cila është edhe më e votuara në zgjedhje – e quajti situatën shqetësuese, duke shprehur shpresën për një zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo situatë natyrisht që është brengosëse. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos