Përfundon takimi te Vila e Kuqe, Rama u jep detyra socialistëve: Të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët

Nga Fjorela Beleshi
28 Gusht 2026, 19:45 | Politikë

Përfundon takimi te Vila e Kuqe, Rama u jep detyra socialistëve:

Ka përfunduar takimi i zhvilluar te Vila e Kuqe, ku kryeministri Edi Rama u ka dhënë detyra drejtuesve dhe deputetëve socialistë për punën në terren.

Sipas burimeve, Rama u ka kërkuar socialistëve që të dalin sa më shumë në terren dhe të jenë pranë qytetarëve, duke mbledhur problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Drejtuesit politikë, së bashku me strukturat e PS-së në qarqe, deputetët dhe kryetarët e bashkive, do të përgatisin një plan për takimet me qytetarët dhe mbledhjen e problematikave.

Më pas, shqetësimet do të ndahen sipas fushave dhe do t'u përcillen ministrave përkatës. Për ndjekjen e zgjidhjes së tyre, do të delegohet edhe një zëvendësministër.

Rama u ka kërkuar gjithashtu socialistëve që takimet me qytetarët të mos bëhen domosdoshmërisht me kamera, duke i lënë fokusin komunikimit të drejtpërdrejtë me ta.

Për të bërë funksionale “Pasqyrë Albania” do të ketë nevojë për bazë ligjore, çka do të thotë që duhet të operohet si me Ligjin e Bashkëqeverisjes.

Ndërkohë, ende nuk ka një datë të përcaktuar për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ditën e nesërme, kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në periferi të kryeqytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos