Përjashtimi i Listës Serbe, ndërkombëtarët: Vendim politik, ligji i barabartë për të gjithë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 20:02 | Politikë

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar i shqetësuar lidhur me vendimin për të mos certifikuar subjektin më të madh politik të serbëve në veri, duke thënë se po ndikohej nga motive politike. 

Ambasada e Shteteve të Bashkuar Prishtinë deklaroi se “është e domosdoshme që votuesit, e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson”.

Përfaqësuesi i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, theksoi se është e nevojshme një zbatim i barabartë i ligjit për të gjithë dhe se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet.

Reagime të ngjashme erdhën nga Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së. Organizatat joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore vlerësuan se KQZ-ja mori një vendim “në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi.

Përveç Listës Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë regjistruar edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Demokracia Serbe, Lëvizja Kombëtare Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare për Drejtësi Popullore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos