Çerdhe falas për tri kategori, Kurti: Edukimi i hershëm i fëmijëve është projekt strategjik

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 12:26 | Politikë

Çerdhe falas për tri kategori, Kurti: Edukimi i hershëm i

Qeveria e Kosovës prezantoi pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme për kapitalin njerëzor të Kosovës”.

Përmes këtij programi synohet rritja e përfshirjes në edukim për tri kategori të fëmijëve; ata nga familje me asistencë sociale, me nevoja të veçanta si dhe të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë program, i cili do ta mbulojë pagesën për çerdhe dhe transporte, e qe financohet nga partneriteti me Bankën Botërore.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci tha se përmes këtij programi po hidhet hapi i parë konkret në mënyrë që fëmijët e familjeve me asistencë sociale të kenë  qasje në edukim të hershëm.

Sipas Ministrisë së Arsimit Projekti do të nisë fillimisht  të zbatohet në Kryeqytetin Prishtinë, Lipjan, Prizren dhe Gjilan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos